E rëndësishme: Ky artikull vlen kryesisht për qytetarët e BE / EFTA që vijnë në Zvicër për punë. Për personat nga vendet jashtë BE‑së, rregullat janë më të rrepta dhe mund të ndryshojnë. Më shumë informacion: Si të merrni vizë dhe leje pune në Zvicër për shtetas jo të BE‑së → (link për artikullin përkatës)
Leja L (L-Bewilligung) në Zvicër është një leje qëndrimi afatshkurtër, e cila zakonisht u jepet të huajve që punojnë ose qëndrojnë për një periudhë të shkurtër në Zvicër.
Kjo leje është kryesisht për ata që vijnë në Zvicër për më pak se një vit për të punuar ose për të qëndruar përkohësisht.
Sa kohë është e vlefshme?
Leja L zakonisht është e vlefshme deri në 12 muaj.
Vlefshmëria e lejes zakonisht lidhet me kohëzgjatjen e kontratës së punës.
Për shembull:
– nëse kontrata e punës është për 3 muaj, edhe leja zakonisht është për 3 muaj
– nëse kontrata e punës është për 10 muaj, leja L zakonisht është e vlefshme rreth 10 muaj
Në disa raste, leja mund të zgjatet, por ajo mbetet një leje qëndrimi afatshkurtër.
Kush zakonisht merr leje L?
Leja L jepet më shpesh në rastet e mëposhtme:
– punonjës me kontrata afatshkurtra
– punëtorë sezonalë
– persona që vijnë për projekte të përkohshme
– të huaj që kryejnë punë të përkohshme
Regjistrimi në Zvicër
Nëse dikush vjen në Zvicër për të punuar, zakonisht duhet të regjistrohet brenda 14 ditëve në komunën (Gemeinde) ose Stadthaus sipas vendbanimit.
Për regjistrim zakonisht kërkohen:
– pasaportë ose letërnjoftim i vlefshëm
– kontrata e punës
– adresë banimi në Zvicër
– të dhënat e punëdhënësit
Sigurimi shëndetësor
Në Zvicër, sigurimi shëndetësor i detyrueshëm duhet zakonisht të bëhet pasi të jetë pranuar regjistrimi në Zvicër.
Sigurimi duhet të merret zakonisht brenda 3 muajve dhe në shumë raste pagesa bëhet edhe në mënyrë retroaktive nga dita e ardhjes në Zvicër.
A mund të kalohet nga leja L në leje B?
Po. Nëse punonjësi më vonë merr një kontratë më të gjatë ose të përhershme, në shumë raste mund të kalojë në leje B.
Leja B zakonisht jepet për 5 vite nëse personi ka kontratë afatgjatë ose të përhershme dhe plotëson kushtet e kantonit përkatës.
E rëndësishme
Leja L është më pak e qëndrueshme se leja B. Nëse kontrata e punës përfundon, edhe baza e lejes mund të humbasë dhe zgjatja nuk është automatike.
Paralajmërim për ndihmën sociale
Është e rëndësishme të dihet se nëse dikush aplikon për ndihmë sociale në Zvicër, kjo mund të ndikojë negativisht në zgjatjen e lejes së qëndrimit ose në kalimin e saj në një leje tjetër.
Kjo është veçanërisht e ndjeshme në rastet e qëndrimit afatshkurtër ose statusit të pasigurt.
Prandaj, në këto raste është gjithmonë e këshillueshme të informoheni paraprakisht tek autoritetet lokale ose tek organizatat zyrtare këshilluese.