Leja e qëndrimit B në Zvicër është një nga format më të zakonshme të qëndrimit për të huajt. Kjo është një leje e përkohshme që zakonisht është e vlefshme për 1 vit dhe mund të zgjatet çdo vit nëse kushtet vazhdojnë të plotësohen.
Kush mund të marrë lejen B?
Ëse një person ka kontratë pune të përhershme ose me afat të pacaktuar në Zvicër, për qytetarët e BE/EFTA leja B mund të jepet deri në 5 vjet. Kjo do të thotë se nuk jepet gjithmonë vetëm për 1 vit, por në rast të një pune stabile mund të jetë afatgjatë.
Leja B zakonisht jepet për personat që:
punojnë në Zvicër dhe kanë kontratë pune të vlefshme
vijnë në Zvicër për bashkim familjar
vijnë për studime (universitet ose trajnim)
kanë një arsye tjetër të pranuar zyrtarisht për qëndrim
Për qytetarët e BE/EFTA procedura është zakonisht më e thjeshtë nëse kanë kontratë pune. Për shtetasit e vendeve të tjera rregullat janë më të rrepta dhe mund të ketë kuota.
Si merret leja B?
Për të marrë lejen B, personi duhet:
Duhet të paraqiten dokumentet e nevojshme, si:
Leja lëshohet nga zyra kantonale e migracionit (Migrationsamt).
Zgjatja e lejes
Nëse personi vazhdon të punojë ose i plotëson kushtet e qëndrimit, leja B zakonisht zgjatet çdo vit.
Autoritetet kontrollojnë për shembull:
nëse ka punë ose të ardhura të mjaftueshme
nëse ka sigurim shëndetësor të vlefshëm
nëse nuk ka probleme serioze ligjore ose borxhe
Informacione të rëndësishme
Leja B nuk është automatike. Autoritetet marrin parasysh:
Pas disa viteve qëndrimi dhe pune në Zvicër, një person mund të ketë të drejtë për lejen C (leje qëndrimi e përhershme).
Paralajmërim i rëndësishëm – Ndihma sociale
Është shumë e rëndësishme të dihet se nëse një person me leje B merr ndihmë sociale (Sozialhilfe) për një periudhë të gjatë, kjo mund të ndikojë negativisht në zgjatjen e lejes.
Autoritetet kontrollojnë nëse personi është në gjendje të mbajë veten financiarisht.
Nëse një person varet për një kohë të gjatë nga ndihma sociale, mund të ndodhë që:
Në Zvicër zakonisht pritet që të huajt të sigurojnë jetesën e tyre përmes punës ose të ardhurave personale.